Kurti: Qeveria e përkushtuar për modernizimin e ushtrisë në pajisje, armatim dhe shërbim

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar sot Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Nga atje Kurti ka thënë se FSK-ja është ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite. Kryeministri para ushtarëve të FSK-së tha se është krenar me ushtrinë e Kosovës.

“Ju ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën dhe jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fizik përgatiteni për çdo ditë për ta mbrojtur atdheun. S’ka si të mos ndihem i nderuar dhe krenar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti tha se as mjetet  dhe pajisjet ushtarake të sofistikuara nuk mund të zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e ushtarakut, teksa u kërkoi atyre që të punojnë bashkërisht.

“Këmbësoria si degë me e vjetër e ushtrisë dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake sa do të sofistikuara dhe precize nuk mund ta zëvendësojë vrullin dhe fuqinë e ushtarakut të zot. Kjo shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve që me moral dhe me ushtrim intensiv si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullta të veproni bashkë, aq bashkë sikur një”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri u tha ushtarëve që në operacionin “Defender Europe 2023” do t’i gjejë ata më të përgatitur dhe më me shumë kushte.

“’Defender Europe 2023’ do të ju gjejë edhe më mirë edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni që ushtria e Kosovës është ushtri e disiplinuar, trajnuar mirë dhe ushtri e sukseseve”, tha ai.

Kurti foli edhe për synimet e Qeverisë së Kosovës për modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim ashtu edhe në shërbim.

“Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim ashtu edhe kushtet e shërbimit si dhe në ofrimin e shërbimeve ku ju mund të tregoni shkathtësitë e juaja ushtarake”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...