Kurti pyetet për zgjedhje të jashtëzakonshme: Plani ynë është Qeveria Kurti 3, nëse s’ka jemi të gatshëm

PUBLIKUAR

Kryeministri Kurti sot në konferencë është pyetur se a është gati VV për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai tha se plani i tyre është ta formojnë qeverinë e re, mirëpo nëse nuk ka Qeveri Kurti 3 janë të gatshëm për zgjedhje.

“Ne po bëhemi gati të qeverisim më shumë se kurrë nëpër komuna anë e mbanë Kosovës, të rikthehemi në qeverisjen e kryeqytetit dhe që është shumë e rëndësishme, po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. VV në këtë 20 vjetorin e saj është shembull e mësim si organizohen njerëzit për parime politike me ideale kombëtare për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj gatishmëria jonë është e plotë veçse njëherë plani ynë është për Qeverinë Kurti 3 dhe për këtë po përgatitemi ne, besoj që për këtë duhet të përgatiten dhe të tjerët”, tha ai. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...