Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur pak më parë ka premtuar se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë rrogë të 13-të.
Po ashtu ai tha se me këtë buxhet rriten edhe pensione, dhe shtesat për lehona.
“Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.


