Kurti për tarifat e energjisë: Ne do të dërgojmë komentet tona në ZRRE

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti Qeveria e Kosovës do të dërgojë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Kurti tha sot para mediave se ZRRE—ja është institucion i pavarur dhe se ai personalisht nuk e ka as numrin e telefonit të kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Më tutje, kryeministri deklaroi se ministrat e linjës dhe Kuvendi do t ë dërgojnë komente në mënyrë që ZRRE-ja t’i përfshijë ato në raport.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRRE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë Kurti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...