Kurti për bashkimin me Shqipërinë: Ka më shumë moskuptim sesa keqkuptim

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Elbasan për çështjen e bashkimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha se kjo çështje është më shumë moskuptim sesa keqkuptim. Kjo pasi sipas tij, nuk munden që të vendosen mbi procese dhe të përcaktojnë data e mënyra, shkruan Gazeta Express.

“Mu më duket që ka më shumë një moskuptim sesa keqkuptim, tek  çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend të cilin e zgjedhim apo e përzgjedhim. Pra ai është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve. Prandaj nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë është pyetur se si do të votonte nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar.

Rama e ka quajtur provokim pyetjen nga gazetari kosovar, por është përgjigjur se nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar, ai do të votonte hapur “po”.

“Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...