Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se deputetët opozitarë që nuk po duan të konstituohet Kuvendi. Sipas tij, ata janë deputetë nomadikë. Ndërkaq, qeveria në detyrë, ajo mes Kurtit 2 dhe Kurtit 3, është Qeveria 2.5

 

 

“Deputetët e mazhorancës po e duan më shumë Kuvendin, e ata e kanë qeverinë. Ndërkaq deputetët e opozitës, të cilët nuk kanë qeveri, e kanë veçse Kuvendin dhe nuk po e duan Kuvendin.

Në këtë frymë, më lejoni që deputetët opozitarë, të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, pra që ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadikë. Sepse nomadët janë ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi.

Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve.

 

 

Do të shkojmë sërish në Kuvend, por sa më herët që ta kuptojnë që kundërshtimin ndaj meje do të mund ta thonë kur vjen puna te votimi i qeverisë, aq më mirë do të jetë – edhe për ata, edhe për Republikën.

Në ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës, njëmend i ka kompetencat e kufizuara, por nuk kemi më pak punë. Ne nuk kemi më pak punë – ne kemi më pak kompetenca.

Dhe ndërmjet Kurtit 2 dhe Kurtit 3, e kemi këtë qeveri në detyrë, që është qeveri në tranzicion – le ta quajmë Kurti 2.5.”. Kurti këto deklarata i dha në Podujevë. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...