Kurti nuk tregon a do ta rikthejë Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, raporton Express

Përveç rezultatit të zgjedhjeve, Kurti u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre, pasi ai kishte vendosur ta kandidonte ministrin Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.

Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...

Nën kërcënimin e thikës, pesë persona ia grabisin 700 euro dhe një telefon dy shtetasve kolumbiane në Prishtinë

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në...