Kurti në Paris: Integrimi i Ballkanit në BE, çelës për një Evropë më të fortë

PUBLIKUAR

Kurti diskuton për situatën gjeopolitike dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti Jacques Delors në Paris, para fillimit të Forumit të Paqes.

Tema kryesore e diskutimit ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor, ndërsa u fol gjithashtu për mbrojtjen, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kurti theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një prioritet strategjik për rajonin dhe BE-në.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin ekonomik dhe të sigurisë së vetë Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij”, tha Kurti,

Kryeministri në detyrë shtoi se ky proces është jetik për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në tërësi.

Në tryezën e diskutimit, mori pjesë gjithashtu René Troccaz, i dërguar i posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor.

Ai dhe Kurti diskutuan për sfidat dhe mundësitë e avancimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të rajonit.

Në mbrëmje, gjatë darkës së shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, Kurti ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëdyzimit të vlerave evropiane dhe interesave shtetërore.

“Bashkëdyzimi i vlerave evropiane dhe interesave shtetërore është thelbësor për avancimin e proceseve të integrimit në BE”, tha Kurti.

Ai shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...