Kurti në IKKL: Këtu mund ta gjeni arkivën e gjenocidit të Serbisë, dokumentimin gjigand të spastrimit etnik

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të hënën Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Atdhe Hetemi.

Kurti vlerësoi rritjen e stafit nga 23 në 39 punonjës dhe punën e institutut për dokumentimin e krimeve të luftës, spastrimin etnik dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi rëndësinë e arkivave për kujtesën kolektive dhe zbardhjen e së vërtetës historike.

“E falënderoj drejtorin Atdhe Hetemin për mikëpritjen dhe për raportin e tij të vitit të dytë. Është mbresëlënëse sa shumë angazhim ka ky institut. Kur kam ardhur para një viti, me rastin e vitit të parë të punës, kanë qenë 23 të punësuar, tashmë janë 39 të punësuar. E pamë edhe arkivat dhe zyrat e ndryshme duke punuar në të gjitha aspektet, të cilat janë jetike për ardhmërinë tonë të Kosovës. Ky institut është vendimtar për kujtesën kolektive dhe për zbardhjen e plotë të së vërtetës historike. Nga 67 burime tashmë i kanë 650 burime nga 14 shtete; është punë gjigande që po bëhet. Është institut që merr nga të tjerët dhe në të njëjtën kohë është institut që kërkon informacion. Këtu mund ta gjeni arkivën e gjenocidit të Serbisë, dokumentimin gjigand të spastrimit etnik, shkeljen sistematike të drejtave të njeriut dhe pasojat e humbjet që ka pasur vendi ynë, ku dëmet nuk janë vetëm në njerëz, por edhe në ekonomi dhe trashëgimi kulturore”, ka thënë Kurti.

Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se prezantimi i tyre nuk ishte vetëm një raport pune, por edhe një pasqyrë e progresit në fushën e kujtesës kolektive dhe dokumentimit të krimeve të luftës.

Ai shtoi se kërkesat për shtimin e stafit janë përmbushur, duke reflektuar rritjen e kapaciteteve të institucionit.

“Është nder që të prezantojmë arritjet tona si institucion. Ky nuk ishte vetëm raport i punës, por edhe i progresit në fushën e kujtesës kolektive dhe dokumentimit të krimeve të luftës. Kërkesat që kemi pasur nga institucionet kanë qenë kërkesa e shtimit të stafit; sic shihet nga raporti, këto kërkesa janë realizuar.”

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohen në Kosovë dy persona nga Italia, njëri kërkohej për tentim vrasje e tjetri për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e dy personave nga Italia, të cilët...

Ndërron jetë babai i deputetit të Vetëvendosjes

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare Hajriz Hoti, babai i deputetit të Lëvizja Vetëvendosje,...

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...