Kurti në Bruksel kërkon liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhënien ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks te angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi që Kosova ka bërë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së  Kosovës.

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...