Kurti mbrëmë njoftoi se sot paguhen shtesat për fëmijë, Murati sot: Janë ekzekutuar tashmë

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat për 400 mijë fëmijë me rritjen prej 50 për qind.

“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari.  Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”

Për këtë njoftoi edhe Kurti mbrëmë.

“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%”, ka shkruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...