Kurti: LDK e PDK janë bërë bashkë edhe në Prishtinë po s’po tregojnë

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se kjo parti po rritet nga viti në vit, që sipas tij është dëshmi e punës dhe mirëqeverisjes.

Kurti ka thënë se duhet që për të mirën e qytetarëve kjo parti të dal fituese në të gjitha komuna në balotazh.

Kurti ka kritikuar partitë tjerë që po bëhen bashkë në komunat ku VV është në balotazh, ku ka përmendur Fushë- Kosovën, Mitrovicën e Jugut e Prishtinën.

Ai ka thënë se gjatë raundit të parë PDK-LDK kanë akuzuar njëra tjetrën për keqqeverisje.

Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se PDK e LDK janë bërë bashkë edhe në Prishtinë po spo tregojnë.

“Nuk ka koalicion që ndal fitoren e Valon Prebezës në Fushë – Kosovë. Edhe në Prishtinë janë bërë bashkë, por s’po tregojnë, Prishtina e ka hajrin e vet”, ka thënë Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...