Kurti: Kosova është partnere e NATO-s

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në vizitën e tij në institutin britanik për siguri “Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara”, ka thënë se Kosova është partnere e NATO-s dhe e ardhmja përket në Bashkim Evropian.

“Kosova është partnere e NATO-s dhe e ardhmja jonë përket në BE dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut. Përgjatë mandatit tonë qeverisës i kemi katërfishuar shpenzimet për mbrojtje, të përqendruara në modernizim dhe sisteme të reja dhe kemi investuar në inovacion dhe partneritet, pasi duke e forcuar veten e forcojmë Aleancën… që i përkasim. Në fund, shënohet edhe konteksti. Kryeministri Kurti në vizitën në institutin prestigjioz britanik për siguri ‘Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara’”, ka shkruar Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...

Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës,...