Kurti: Jemi në fazën më aktive të valës së COVID-19, vaksinohuni sa më shpejt

PUBLIKUAR

Kryemnistri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë, ka thënë se Kosova është në fazën me aktive të valës së re të COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se rritja e rasteve të reja me COVID-19 do të jetë e pashmangshme çfarëdo masa të  vendosen.

Megjithatë, ai ka thënë se përmes masave të vendosura synojnë që së paku ta parandalojnë shpejtësinë e përhapjes së virusit.

“Në fund të vitit që e lam pas, më 26 dhjetor, variant Omicron u detektua edhe te ne. Në kohën kur e gjthë bota por edhe rajoni po përballeshin me shifra alarmante të të infektuarve, ishte vetëm çështje kohe kur ky variant i virusit do të përhapej edhe në vendin tonë. Sot ndodhemi në fazën më aktive të kësaj vale. Në dyjavëshin e fundit rastet e reja ditore janë rritur për më shumë se dhjetë ditë dhe ka filluar të vërehet një rritje e dukshme në numrin e hospitalizimeve dhe humbjeve të jetës gjatë ditëve të fundit”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar po rritet çdo ditë e më shumë.

Andaj, ai është shprehur se numri i hozpitalizimeve dhe humbjes së jetëve në këtë fazë është i ulët për shkak të vaksinimit.

“Numri i hospitalizimeve dhe humbjeve të jetës në këtë fazë mund të duket relativisht i ulët kjo natyrisht për shkak se një numër i madh i qytetarëve janë vaksiunuar me dy doza dhe po vazhdon mirë edhe vaksinimi me dozën e tretë përforcuese”, ka shtuar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...