Mandatari pë formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, foli për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili pritet të shpallet të mërkurën paradite.
“Sot të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit”, tha ai në fillim të fjalës së tij, pasi uroi për konstituimin e Kuvendit.
Kurti tha se “kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”
“Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha ai.


