Kurti dorëzohet para Von der Leyen, ajo nuk i shkon në Qeveri, ky pranon ta takojë në sallën e Kuvendit

PUBLIKUAR

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar vetë zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:05 në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen pas letrës që shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i kishte nisur Kurtit në gusht të këtij viti, ku e njoftonte se vizita të larta nga BE dhe shtetet anëtarë s’do t’i shkojnë për takime në Qeveri, derisa të ketë institucione të reja pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301,KOHA: 14:05“, thuhet në njoftimin e ZKm-së./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...