Kurti: Do të punojmë me Gjermaninë për t’i gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla, në 40-vjetorin e vrasjes së JKusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, raporton Express

Kurti e Osmani u pritën nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është e bija e Jusuf Gërvallës, si dhe nga bashkëshortja e tij, Syzana Gërvalla.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë me Gjermaninë, për t’i gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

“Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi”, ka deklaruar Kurti.

 

Ndërkaq në nderim të tre veprimtarëve të çështjes kombëtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre, organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...