Kurti: Çmimi nuk është rritur për rrymën e prodhuar në KEK por për atë që importohet

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se janë duke u munduar që të arrijnë edhe një zgjidhje afatgjate lidhur me krizën energjetike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se nëse çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare, gjendja nuk do të ishte kështu.

“Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe e udhëheq ka për qëllim që të ndërmarrë veprime që do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe të asaj afatgjate. Nëse  çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse jemi tani”, tha Kurti.

Kurti u pajtua se rekomandimi i ZRRE-s për çmimet e energjisë elektrike është një barrë e rëndë për qytetarët.

“Megjithatë pasi kjo nuk ka ndodhur ZRRE si autoritet i pavarur ka vënë para nesh zgjidhjen financiare të krizës. Zgjidhja financiare që përfaqëson borxhin e akumuluar nga pjesëmarrësit  e sektorit për t’i mbajtur dritat ndezur vjen me një çmim shumë të lartë. Çmimi i prezantuar nga ZRRE-ja është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetarët në Kosovë.

Lidhur me ndarjen e subvencionit prej 75 milionë euro, Kurti tha se i përfshinë si bizneset ashtu edhe konsumatorët shtëpiak.

“Ne do të japim në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimit të energjisë konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kWh në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiak që konsumojnë mbi 600 kWh”, tha ai.

Më tutje, kryeministri deklaroi se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë, por tek ajo e importuar.

“Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për gjithë ne”, tha ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...