Kurti – Brezovica edhe “de jure” e Kosovës, pritet investime të reja!

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka komentuar raportimin e “Indeksonline” lidhur me lëshimin e kuponëve fiskal në Qendrën Turistike të Brezovicës.

Pas 22 vitesh, vendi ynë edhe “de jure” ka nisur menaxhimin e kësaj qendre me vlerë për Republikën.

“Të gjithë i keni parë fotografitë nga fundjava e fundit që nuk i kanë vetëm pamjet piktoreske të Brezovicës dhe stazave të saja të skijimit por edhe fotografitë e kuponëve fiskal prej atje. Pasi që po ndodhë fiskalizimi, po futet përbrenda ligjit po bëhet formalizmi i kësaj ndërmarrje”, është shprehur Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit, pas kësaj, është hapur rruga për investimeve të mëdha të kësaj qendër tejet të rëndësishme turistike dhe me potencial të madh. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...