Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende ushtruese e detyrës së presidentes, ani pse, ka dhënë betimin si deputete në legjislaturën e re.
Kurti, ka shtuar se Haxhiu, do vazhdojë të jetë u.d Presidente, ashtu ‘’siç e thotë Kushtetuta’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Ashtu qysh vlen për mua si kryeministër në detyrë, njësoj edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta respektojë në plotni dhe përpikëri Kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë. Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi u.d së Presidentes, e kjo është Albulena Haxhiu, dhe ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, tamam siç e thotë Kushtetuta’’, ka thënë Kurti sot.


