Kumbulla: “I lumtur për kualifikimin edhe golin e parë të sezonit”

PUBLIKUAR

Nuk kishte minuta në pjesën e parë të sezonit, por viti 2022 ka nisur mbarë për Marash Kumbullën që ditë pas dite po fiton besimin e Jose Mourinhos.

Ai ka qenë sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Lecce.

Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, por Roma reagoi dhe gjeti golin e barazimit që në pjesën e parë.

Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.

Roma më pas në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë për ta fituar sfidën 3-1 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Italisë.

Natyrisht, kjo e ka gëzuar Kumbullën dhe goli i parë i sezonit.

Ai ka reaguar me një postim në Instagram, duke shkruar: “Në çerekfinale. I lumtur për fitoren dhe golin e parë të sezonit. Shkojmë Roma”.

Kumbulla foli pas sfides edhe për Sport Mediaset ku u shpreh se ndjehet i lumtur për golin e tij dhe si edhe për momentin e mirë që po kalon.

“E nisëm ndeshjen jo mirë, pmë pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”.

“Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë muajt e fundit, dhe po ai dal mirë”.

Në fund foli edhe për rivalin e ardhshëm në Kupë që është Interi.

“Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetërm, me një qëndrim me aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit ka kohë për takimin e Kupës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...