“Kulmi i arritjeve të mia individuale” – Reagimi i Ronaldos pasi e fitoi çmimin e veçantë të FIFA-s

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet plotësisht i nderuar që e ka fituar çmimin e ri të FIFA-s, “Çmimi më i Mirë i Veçante”, të hënën.

Yllit portugez iu dha ky trofe si mirënjohje për arritjen e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar të meshkujve, raporton Gazeta Express.

Ronaldo e theu rekordin për më së shumti gola me ekip kombëtar, të cilin e mbante heroi i Iranit Ali Daei, kur e shënoi golin e 110-të për Portugalinë në shtator.

Ai e ka çuar në 115 numrin e përgjithshëm të golave për vendin e tij që prej atëherë.

“Ta fitoj Çmimin më të Mirë të veçante të FIFA-s është nder i madh për mua dhe privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo në një shkrim në rrjetet sociale.

“Fakti që ky institucion i rëndësishëm vendosi të më njohë mua si golashënuesin më të mirë në historinë e garave të FIFA-s, është kulmi i arritjeve të mia individuale në përfaqësimin e vendit tim të dashur”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...