Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ – flet psikologia Qenaj

PUBLIKUAR

Psikologia Antigona Qenaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e shëndetit mendor.

Qenaj theksoi se njerëzit shpesh neglizhojnë veten dhe në këtë pikë nisin problemet.

Ajo thekson se secili prej nesh mundet me pas vështirësi në punë, mund të ketë stres e situatë të rëndë emocionale, por falë kujdesit ndaj vetes zgjidhen problemet dhe ruhet gjendja jonë psiko-emocionale.

“…Nëse më pyet kisha me thënë është ajo çka është më e rëndësishme dhe nuk duhet të neglizhojmë në asnjë formë është gjumi. …Sepse gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin mendor. Asnjëherë nuk duhet bërë kompromis me gjumin”, tha ajo.div>

Psikologia shtoi tutje se është gabim nëse mendohet që gjumi mund të zëvendësohet, pasi ka hormone të cilat kanë periudhë të caktuar kur bëhet ‘lirimi i tyre’.

Podcastin e plotë ku Qenaj flet për shëndetin mendor, sulmet e panikut, stresin, depresionin e çështje tjera mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Alergjitë dhe stina e lindjes: A tregon sezoni i vitit rrezikun për probleme alergjike?

Stina e vitit në të cilën lindim nuk është vetëm një fakt i rastësishëm...

Më në fund, rinisin punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Kanë nisur sot punimet në rrugën Dollc-Gjakovë. Zgjërimi i kësaj rrugë në katër korsi...

“15 vjet në burg, zgjodhi lirinë e popullit, jo lirinë e tij” djali i Jakup Krasniqit me një dedikim prekës

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po...