Ku i merr Qeveria 75 milionë eurot që do t’i japë për rrymë: Murati: S’do të kemi problem

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Qeveria nuk do ta ketë problem t’i ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, të parapara në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku është propozuar shtrenjtimi i rrymës, raporton Gazeta Express.

Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se janë përkujdesur që të ketë buxhet të mjaftueshëm për situata të jashtëzakonshme si kjo me krizën energjetike.

“Ne si Qeveri jemi përkujdesur që gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 jemi përkujdesur që t’i kemi hapësirat e nevojshme, pra fleksibilitetin e nevojshëm marrë parasysh pandeminë. Çdoherë kemi paraparë që mund të ndodhë një situatë e jashtëzakonshme”, tha ai.

“Sa i përket ndarjeve buxhetore, nuk besoj që do të kemi problem, megjithëse kjo normalisht që është një marrë shtesë edhe për buxhetin”, shtoi Murati.

Ai u pyet edhe për mosshtrenjtimin e rrymës për katër komunat në veri të vendit.

“Ne jemi duke punuar që probleme të tilla të cilat i kemi trashëgu dhe nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, do të mundohemi t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër”, tha Murati.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...