Kthehet Valverde

PUBLIKUAR

Fede Valverde ka lënë prapa shqetësimet.

Mesfushori i Real Madridit është kthyer atëherë kur i duhet më së shumti Carlo Ancelottit, që brenda 10 ditësh do t’i zhvillojë katër super ndeshje, kundër Sevillës, Athletic Bilbaos, Real Sociedadit dhe Interit.

Ai është stërvitur normalisht të premten me pjesën tjetër të skuadrës, çka do të thotë se është gati për sfidat e rëndësishme të dhjetorit.

Valverde ka bërë 12 paraqitje këtë sezon, prej tyre 10 herë ka qenë titullar – kjo tregon më së miri besimin që ka në të Ancelotti.

Për shkak të dëmtimeve, deri më tani Valverde këtë sezon ka humbur gjashtë sfida.

Ai ka munguar kundër Shakhatrit dhe FC Sheriff në Champions dhe kundër Osasunës, Elches, Vallecanos dhe Granadas në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...