Kryetari i Listës Serbe falënderon Vuçiqin për mbështetje në zgjedhjet e 12 tetorit

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tërthorazi ka pranuar se Serbia ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në komunat me shumicë serbe.

Elek siç raportojnë mediat lokale serbe, mbrëmë në një konferencë për media falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen e madhe për popullin serb dhe Listën Serbe, si dhe Qeverinë e Serbisë dhe Zyrën për Kosovën.

Elek theksoi se në të gjitha 10 komunat, Lista Serbe ka shumicë prej dy të tretash, katër komunat në veri të Ibrit dhe gjashtë në jug të tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...