Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin Brahim Shatrolli

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin Brahim Shatrolli

Me këtë rast, kryetari Ahmeti e uroi komandantin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë që e presin. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe Policisë së Kosovës, në funksion të garantimit të një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.

Takimi u mbajt me rastin e emërimit të z. Shatrolli në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Lipjan dhe shërbeu si një mundësi për të diskutuar mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan, plagoset një person

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lipjan, ku janë raportuar...

Dr.Fitim Selimi më i votuari nga PDK-Lipjan

Dr.Fitim Selimi kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Lipjan, ka arritur të...

Daut Azemi më i votuari nga LDK e Lipjanit

Daut Azemi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në Lipjan, ka arritur të...