Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune Shkemb Manaj, Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës i shoqëruar nga Hajzer Salihu anëtarë e këtij këshilli, njofton Komuna.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, avancimi i proceseve që lidhen me strukturimin e reformimin e shërbimit civil në Kosovë si dhe vështirësitë dhe dualizmat e normave ligjore që mbulojnë fushën e marëdhënies së punës.
Nga ky takim u konfirmua nevoja e standardizimit dhe nivelit të pagave të shërbyesve civil dhe zbatimi uniform i dispozitave ligjore.



