Kryetari Ahmeti ka pritur në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim delegacionin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, të kryesuar nga kryetari z. Zaim Baftiu. Gjatë takimit, z. Baftiu i uroi kryetarit Ahmeti mandatin e ri, duke vlerësuar punën e tij të deritanishme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkësinë Islame, njofton Komuna.

Kryetari i BIK-ut në Lipjan, z. Baftiu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen institucionale që Bashkësia Islame ka marrë ndër vite nga Komuna e Lipjanit. Ai theksoi se rezultatet dhe vlerësimi i qytetarëve janë pasqyrim i punës së mirë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Po ashtu, z. Baftiu i dhuroi kryetarit Ahmeti një simbolikë mirënjohjeje, si shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ndërsa kryetari z. Ahmeti falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame për urimet dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ai theksoi se institucionet komunale mbeten të përkushtuara për të ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me të gjitha mekanizmat lokalë, me qëllim të avancimit të proceseve dhe ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...