Kryetari Ahmeti, inaguroi fillimin e projekteve në ndërtimin e sheshit “ Adem Jashari”, dhe ndërtimin e Stadiumit në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme kanë vë gurëthemelin e fillimit të punimeve në ndërtimin e Sheshit “Adem Jashari” dhe Stadiumit në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast, i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se komuna me paratë që ka kursyer ka arritur t’i grumbulloj mbi 400 mijë euro dhe të filloj ndërtimin e sheshit që është i nevojshum për qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe të ju shërbej atyre si është më së miri. Me ndërtimin e këtij sheshi ne shprehim në një mënyrë shumë dëmëthënëse ndryshimet që po bëhen në pamjen e qytetit të Lipjanit, duke e integruar qytetarin në hapësiren publike, gjelbbërimin dhe relaksimin e tyre, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Realimi i ndërtimit të Sheshit “ Adem Jashari”, në Lipjan buxhetit të Komunës së Lipjanit do ti kushtoj 465,757.77 euro.
Po ashtu, Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka inaguruar projektin për fillimin e punimeve në ndërtimin e Stadiumit të qytetit të Lipjanit, i cili Komunës së Lipjanit do ti kushtoj 728,757.77. Nga ky projekt shumë i rëndësishëm do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit e në veçanti sportëdashësit lipjanas i cili ka kapacitet afërsisht prej 2200 ulëseve, si dhe hapësirat e tjera si: zhveshtore, hapësira të lokaleve, pjesën administrative dhe hapësirat e tjera përcjellëse që janë në kuadër të këtij projekti që është projektuar sipas standarteve moderne të UEFA-s.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...