Kryetari Ahmeti bën homazhe në nder të festës së 28 Nëntorit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë, sot, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë lapidarit të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se 28 Nëntori është Dita e Flamurit Kombëtar, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dita e daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjarje që e bëjnë këtë datë një ditë historike për popullin shqiptar. Ai nënvizoi rëndësinë e tyre në ruajtjen e identitetit, lirisë dhe unitetit kombëtar.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...