Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i ATK-së diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni.

Fillimisht, drejtori i ATK-së, Hyseni, ka uruar Kryeprokurorin z. Gashi për fillimin e mandatit si Kryeprokuror i Shtetit. Me këtë rast ata diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në trajtimin efikas të çështjeve të përbashkëta në luftimin e veprave penale të pastrimit të parave, evazionit fiskal, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të kriminalitetit financiar, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim u theksua edhe nevoja e zbatimit më proaktiv të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve në kuadër të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, gjë që do të kontribuojë në luftimin më efektiv të veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...

Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete...