Kryeministri Kurti merr pjesë në konferencën “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”

PUBLIKUAR

Ndërtimi i një shteti me institucione demokratike funksionale është mënyra se si në demokraci materializohen të drejtat dhe liritë tona, të cilat janë bazë e një shoqërie demokratike, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka miratuar Programin për të Drejtat e Njeriut 2021-2025, duke synuar zhvillimin socio-ekonomik të bazuar mbi largimin e pengesave ndaj përmbushjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë atyre ekonomike, që do të ndihmojnë qytetarin të punojë, konsumojë, kursejë dhe të jetojë me dinjitet e në paqe” shtoi ai.

Kryeministri Kurti theksoi se pavarësisht se sa të avancuara të jenë ligjet tona, sa të pavarura e profesionale të jenë institucionet e gjykatat tona, demokracia kërkon çdoherë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve

“Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë detyrimet që dalin nga njohja e çdo të drejte universale të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, tha ai.  Do të ju ndihmojmë të gjithëve, e konsiderojmë njësoj secilin dhe gjithashtu me vëmendje të veçantë që të rritet vetëdija për pakicat të të gjitha llojeve, të përmirësohet pozita e secilës kategori shoqërore dhe në veçanti e kemi shpallur vitin 2022 “Viti personave me aftësi të kufizuara’’, shtoi kryeministri.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht, Kurti deklaroi se do të merren parasysh promovimi, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në vendimet dhe punën e Qeverisë për çdo ditë e në çdo vendim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...