Krizë lëndimesh në City, Guardiola detyrohet të luajë me lojtarë të akademisë

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se do të detyrohet t’i fusë në fushën e lojës disa lojtarë të rinj kundër Wycombe Wanderers të mërkurën, pasi klubi është duke u përballur me një krizë lëndimesh.

Aymeric Laporte, John Stones, Rodri dhe Oleksandr Zinchenko munguan në barazimin e City me Southamptonin të shtunën në një ndeshje të Premierligës në Etihad, raporton Gazeta Express.

Guardiola ka treguar se edhe mesfushori Ilkay Gundogan është në dyshim për ndeshjen e së martës në Carabao Cup dhe e ka pranuar se do t’i duhet t’i përdorë lojtarët e akademisë për ndeshjen e rundit të tretë.

“Nuk kam asnjë zgjidhje… do të luajmë me disa lojtarë të rinj”, tha Guardiola.

“John (Stones), Aymeric (Laporte), Oleks (Zinchenko), Rodri dhe mendoj edhe Gundogan janë të gjithë të lënduar. Ky është një rast i mirë për akademinë, për këtë ata janë aty”, shtoi ai.

Pas ndeshjes me Wycombe, City do të përballet me liderin e Premierligës, Chelsea Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve dhe pastaj me Liverpoolin brenda vetëm nëntë ditëve./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...