Krerët e OVL UÇK-së i tregojnë Guerotit shqetësimet që kanë në lidhje me Specialen

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se pjesëtarë të saj sot e kanë takuar ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se pjesëtarë të OVL UÇK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me Gjykatën Speciale dhe kushtet ndaj bashkëluftëtarëve.

“Nga ambasadori francez kërkuam që këto shqetësime t’i përcjellë edhe tek instancat më të larta të shtetit të tij”.

“Falënderojmë ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën, një vend mik, për kontributin e saj në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, ka thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...