Krasniqi në takim me Mathisen flet për ngërçin politik e zhvillimet në rajon

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. I shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me shumë tema, përfshirë bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj.

PDK do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkruan ai. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...

“Ja ku isha kur u dënua Cali”, Musliu-Shoshi rikthen prapaskenat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtuar momentin kur ka protestuar pas momentit të...

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK...