KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, votimi me postë i planifikuar të fillojë më 25 maj, do të fillojë më 21 maj 2026, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave. Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët”, njofton KQZ.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...