KQZ: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të enjten në mëngjes ka filluar procesi i rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta, sipas vendimit të marrë më herët nga ky institucion.

Sipas KQZ-së, deri në orën 16:00 të së enjtes, janë rinumëruar 102 vendvotime, që përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të paraparë për rinumërim.

Vendvotimet e përfshira në këtë proces janë pjesë e 2,498 vendvotimeve të rregullta ku është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.

Këto 185 vendvotime përbëjnë rreth 7.41% të totalit.

Rinumërimi është shpërndarë në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Ferizajn, Mitrovicën e Jugut, si dhe komuna të tjera, sipas vendimit të KQZ-së.

“Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Poduejevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skëndera (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%)”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se ky proces po zhvillohet në bazë të Rregullores Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, e cila i jep KQZ-së të drejtën të urdhërojë rinumërim pas vlerësimit të materialeve zgjedhore.

Sipas KQZ-së, kjo masë kontrolli është ndërmarrë për të adresuar parregullsitë e evidentuara në disa qendra komunale gjatë numërimit të votave dhe për të siguruar saktësi në rezultatet përfundimtare./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Fahrije Hoti falënderon qytetarët që e votuan: Më vjen keq që s’arrita të bëhem pjesë e Kuvendit, kthehem në Krushë ku përkas

Fahrije Hoti, që në këto zgjedhje ishte kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e...

Shoqata e Ndërtimit kundër ndaljes së plotë të punës nga ora 11:00 deri në 17:00: Ka zgjidhje më praktike

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimit në Kosovë, Valon Vataj, ka reaguar ndaj kërkesës së...

Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Novobërdë, hetimet sqarojnë rrethanat e rastit

Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë lidhur me rastin...