KQZ publikon raportet e paaudituara financiare të fushatës së 93 subjekteve politike

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

“Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet financiare të fushatave zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/“, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, kanë sqaruar se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

 

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Arsimit ua tërheq licencat 16 mësimdhënësve në Rahovec

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për tërheqjen e...

Pas sulmit në Ortopedi, punëtorët e Spitalit të Mitrovicës dalin në protestë

Me organizim të Sindikatës, punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një...

Zbulohen produkte farmaceutike të padeklaruara në Doganë, vlera rreth 49 mijë euro

Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash,...