KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare, me rezultatet e fundit që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 2,498 nga 2,498 kuti votimi, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37.05 për qind, me 726,071 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave të vlefshme, duke ruajtur epërsinë ndaj partive tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 147,220 vota ose 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 122,575 vota, që përbëjnë 17.58 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,917 vota ose 7.16 për qind, duke u renditur e katërta.

Lista Serbe ka marrë 43,071 vota ose 6.18 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka fituar 5,337 vota ose 0.77 për qind.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16...

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...