KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se si duhet të votojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Ky institucion ka pohuar se qytetarët duhet të sigurohen së pari se a i kanë të vulosura nga KQZ-ja fletëvotimet, në kabinën e votimit do të jenë të vendosura broshurat me emrat e kandidatëve.

Për votuar do të jenë dy fletëvotime, njëra me ngjyrë të verdhë e cila është për kryetar komune, ku duhet të shënoni vetëm një kandidat/e.

Ndërsa fletëvotimi i dytë do të jetë me ngjyrë të kaltër dhe është për Kuvend Komunal. Sipas KQZ-së, në anën e majtë të këtij fletëvotimi shënoni një subjekt politik dhe në anën e djathtë duhet një kandidat/e.

Në fund fletëvotimet i palosni që të mos shihet vota juaj dhe i futni në kutitë përkatëse. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...