Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të kafshëve.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore kanë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe katër qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...