Kosova pjesë e aplikacionit mobil për cilësinë e ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës

PUBLIKUAR

Agjencia e Mjedisit të Evropës (EEA), ka lansuar aplikacionin mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit.

Krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, në aplikacion janë përfshirë edhe të dhënat për Kosovën. Të dhënat e Kosovës në këtë aplikacion, burojnë nga Rrjeti Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e Pluhurit PM10, Grimcat e Pluhurit PM2.5, Dyoksidi i Azotit (NO2), Ozoni (O3) dhe Dyoksidi i Sulfurit (SO2).

Për më tepër aplikacioni iu ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësinë e ajrit si:

“Si është cilësia e ajrit sot?”

Si do të jetë cilësia e ajrit nesër?”

“Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë për ta mbrojtur shëndetin tim?”

Shkarkimi i aplikacionit mobil mund të bëhet në këto linqe:

Për Android: https://play.google.com/store/apps/details…

Për iPhone/iPad: https://apps.apple.com/…/european-air…/id1566371648

May be an image of text

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...