Kosova merr si donacion pajisje për trajtimin e pacientëve me COVID, në vlerë mbi 740 mijë euro

PUBLIKUAR

Community Development Fund ka bërë dorëzimin e pjesës së parë të furnizimit nga donacioni me vlerë € 742,518 për vitin 2021/22, në mbështetje të institucioneve shëndetësore, për zbatimin e Planit Kombëtar për luftimin e COVID-19.

Ky donacion vie në kuadër të aktiviteteve të Granteve për HIV dhe TB të financuara nga Fondi Global (FG) që lufton AIDS, TB dhe Malarien, përmes fondeve specifike të FG nga Mekanizmi për Reagim ndaj COVID-19, ndërsa programet e Fondit Global në Kosovë: ” Fuqizimi i parandalimit të HIV në Kosovë” dhe “Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë”, kanë filluar zbatimin në vitin 2006 (TB) dhe 2008 (HIV) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në pranimin e donacionit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se donacioni tregon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me partnerët dhe se kontingjenti i ri me pajisje të dhuruara do të ndihmojë akoma më shumë në forcimin e kapaciteteve për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët e prekur nga COVID-19 dhe për të luftuar këtë virus.

“Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona për të forcuar dhe transformuar më tej sistemin shëndetësor të Kosovës”, theksoi Ministri Latifi.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...