Kosova më e sigurt, KFOR njofton se mbi 12,000 eksplozivë janë sekuestruar që nga 1999-ta

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, Gjenerallejtënant Ozkan Ulutash, vizitoi dje organizatat Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA) dhe HALO Trust në Mitrovicën e Jugut, të cilat janë të pavarura dhe të specializuara në çështjet e shpërthimit të minave.

Gjatë vizitës, Ulutaş mori një pasqyrë të aktiviteteve të tyre aktuale dhe u prezantua me pajisjet dhe municionin eksploziv të përdorur për trajnime dhe ndërgjegjësim publik.

Sipas njoftimit për media thuhet se që nga viti 1999, HALO Trust dhe NPA kanë pastruar më shumë se 40 milionë metra katror tokë dhe kanë sekuestruar mbi 12,000 eksplozivë të paplasur, duke kontribuuar ndjeshëm në sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, organizatat kanë ndihmuar në sigurinë ushqimore, qasjen në tokë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe energjisë.

“KFOR ka mbështetur punën e HALO Trust dhe NPA-së, përfshirë edhe neutralizimin e eksplozivëve të hasur në terren, së bashku me personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatet e tyre për mbrojtje civile”, thuhet në njoftim.

Komandanti Ulutaş nënvizoi rëndësinë që këto aktivitete të vazhdojnë të financohen si duhet, në mënyrë që Kosova të shpallet e sigurt nga eksplozivët e paplasur në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moscertifikimi i Listës Serbe, Avokati i Popullit: Vendim pa bazë juridike

Avokati i Popullit shpreh shqetësim lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),...

Familja e Shpat Kasapit falënderon publikisht Igli Taren për ndihmën në kthimin e trupit të të ndjerit në Tetovë

Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar për Sportmania se ka qenë...

Lladrovci: Bedri Hamza nuk është vetëm!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një opinion të tij ka theksuar...