Korenica vazhdon me paraqitje të mëdha – vlerësohet lartë në fitoren e Cluj

PUBLIKUAR

Meriton Korenica e ka regjistruar asistimin e katërt sezonal në të gjitha garat, ku të hënën ai asistoi në fitoren 3-1 të Clujit ndaj Farul Constantas.

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit rumun. Korenica asistoi te goli i tretë që e shënoi Louis Munteanu në minutën e 66-të, ndërsa ishte në fushë deri në minutën e 80-të.

Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 8.2, si lojtari i dytë më i mirë në fushë. Korenica kishte 6 pasime kyçe, ndërsa kompletoi 38 nga 41 pasime.

Krahas katër asistimeve, Korenica ka shënuar edhe shtatë gola në 30 paraqitje.

Cluji ka 39 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...