Konjufca: Kosova ndër vendet e para në rajon sa i përket transparencës së Kuvendit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik. Këtë deklarata, Konjufca e bëri gjatë takimit me organizata partnere të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror.

“Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”, ka thënë Konjufca.

Më tutke Konjufca tha se me transparencën e punës së Kuvendit, Kosova është ndër vendet e para në rajon.

“Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon. Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, deklaroi ai.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...