Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Joe Bidenit, kërkojnë drejtësi për Vasfije Krasniqin dhe vëllezërit Bytyqi

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pranuar sot kërkesën e kongresmenëve të Kongresit Amerikan, të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij.

Lajmin e bëri të ditur, vëllau i Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se janë të vendosur që të kërkohet drejtësi për viktimat civile.

Në letrën dërguar presidentit Biden thuhet se ‘Ju kërkojmë ta mbani premtimin tuaj për të sjellë drejtësi për familjen Bytyqi. Gjithashtu, me respekt kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës të kryera gjatë Luftës në Kosovë… Ne ju nxisim të përmbushni zotimin tuaj për të kërkuar përgjigje nga presidenti Vuçiq dhe të kërkoni një hetim të plotë të këtij rasti’.

“Ne vërtetë jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, dhe kërkesa jonë shkon përtej rastit tonë si i vetëm, ne jemi të vendosur që për viktimat civile drejtësia të vihet në vend, sigurisht se ne, nuk do të mund të arrinim deri këtu pa mbështetjen e shumë personaliteteve, sidomos jo pa vendosmerinë e Këshilltarit Mark Gjonaj si ideator e mbështetës i marshit Rallyforherjustice, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyqi, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve të jetë në agjendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan.

Andaj ne presim që këto ditë të kemi lajme edhe më të mira dhe atë falë, edhe një herë po e theksoi Mark Gjonajt, si dhe Vera Mjeku, e cila, përgjatë të gjitha takimeve (mbi tridhjet sosh) me Kongresmen dhe përfaqësues të institucioneve të SHBA-së ka arsyetuar në mënyrë thelbësore-profesionale-humane nevojën për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç drejtësisë.

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...