Konfiskohen dy armë në Vushtrri

PUBLIKUAR

Policia në Vushtrri ka konfiskuar dy armë gjatë ditës së djeshme. Kjo pas marrjes së një informacioni, ku thuhej se në periferi të Vushtrrisë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ajër.

“Njësitë përkatëse policore kanë lokalizuar zonën ku dyshohej se kishte të shtëna, me ç’rast është ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit M. H. 53 vjeçar dhe F. A. 39 vjeçar, ku gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata, një thikë dhe 12 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...