Komuna e Prishtinës merr vendim për zgjatje të orarit të vaksinimit kundër COVID-19

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për zgjatje të orarit të vaksinimit kundër COVID-19 gjatë ditëve të punës.

Orari i ri do të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe do të hyjë në fuqi nga nesër, raporton Gazeta Express.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e Komunës sonë për vaksinim në mbrojtje nga Covid-19, Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar te zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diele) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00. Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, me datë 12.01.2022”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...